Seria e njohur “Squid Game”, i cili u transmetua në Netflix dhe theu rekorde të shikueshmëri, do të rikthehet sërish. por kësaj radhe në një reality show.
Njerëzit do të konkurrojnë me lojërat që shfaqen aty, por e sigurt është që nuk do të luhet për jetë a vdekje, transmeton Albinfo.ch.
Gjatë serialit, i cili është konfirmuar për një sezon të dytë, konkurrentët mblidhen në një ishull dhe garojnë kundër njëri-tjetrit me grupe, në lojëra fëmijërie, popullore në Korenë e Jugut, por disa prej tyre edhe në vendin tonë, si ajo e tërheqjes së litarit.
“Squid Game: Sfida” do të jetë një kompeticion i bazuar mbi serialin, dhe fituesit do të mund të sigurojnë deri në 4,56 milionë dollarë.