Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Pejë. Thuhet se atje një person është mbytur nga rryma, gjersa ai po punonte, përcjell albinfo.ch.
Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës për rajonin e Pejës.
“Rreth orës 10:16 Policia është njoftuar se në lagjen ‘Dardania’ në Pejë një punëtor, i cili ishte duke kryer disa punime, nga pakujdesia ka pasur kontakt me rrymën. I njëjti është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij”, kanë thënë nga Policia.
Detaje të tjera rreth rastit nuk dihen.