5 mijë e 73 raste aktive me COVID-19 janë aktualisht në Kosovë.
Në 24 orët e fundit tetë persona humbën jetën si pasojë e këtij virusi. Gjatë kësaj periudhe janë konfirmuar edhe 249 raste të reja, nga 2 mijë e 804 testime.
Ndryshe, në 24 orëshin e fundit janë shëruar edhe 1 mijë e 129 persona.
