Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë raportuar 56 raste pozitive me COVID-19, nga 3327 mostra të testuara, ndërsa janë shënuar dy raste të vdekjes.
Po ashtu gjatë kësaj kohe janë shëruar 281 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 154.881 qytetarë.
Në total numri i rasteve aktive është 2330.
Siç bën të ditur IKSHPK-ja, gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 14.149 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Ndërsa që nga fillimi i vaksinimit në Kosovë janë dhënë 1.357.810 doza të vaksinës.