Pas vendimit të marrë në mbledhjen e KQZ-së që në listat në broshura të largohen kandidatët që nuk janë certifikuar, dhe të mos lihen hapësira, ka reaguar Lëvizja Vetëvendosje.
Nga kjo parti insistojnë se Albin Kurti është bartës i listës së VV-së.
“Lista e LVV-së e dorëzuar në KQZ është ajo që e kemi votuar në Këshillin e Përgjithshëm dhe kryesi të LVV-së. Asaj liste i prin Albin Kurti”, thuhet nga zyra për media e LVV-së.