Deri më tani, BAG në Zvicër dhe Lihtenshtajn ka regjistruar 479 infeksione me koronavirus të mutuar. 281 njerëz janë infektuar me variantin britanik, thotë BAG për agjensinë e lajmeve Keystone-SDA.
Dymbëdhjetë infeksione konsiderohen se i takojnë mutacionit të Afrikës së Jugut ndërsa vija e mutacionit është e paqartë në 186 mostra të tjera.
Varianti britanik i virusit është shfaqur për herë të parë në Zvicër në fund të tetorit – në një mostër nga kantoni i Vaud, konfirmon BAG.
Deri më tani, bazuar në mostrat e ujërave të ndotura, autoritetet supozonin se varianti ishte shfaqur për herë të parë në dhjetor.
Numri më i lartë i infeksioneve me mutacione deri tani është regjistruar në kantonin e Bernës (109).
Mutacionet janë të pranishme në 18 kantone dhe në Principatën e Lihtenshtajnit.
Megjithatë, BAG thekson se shifrat duhet të merren me kujdes dhe nuk janë përfaqësuese.