Sulmuesi shqiptar, Albian Ajeti, po vazhdon me gola te skuadra e Celticut.
Ajeti ka shënuar edhe një tjetër gol në kampionatin skocez, teksa skuadra e tij ka shënuar fitore të thellë 0:5 në udhëtim te Ross Country, përcjell albinfo.ch.
Ajeti, i cili përfaqëson Zvicrën, shënoi në minutën e 20-të një gol të bukur pas një gjuajtje të saktë brenda zonës.
Për Ajetin ky ishte goli i tretë këtë kampionat me Celticun.
Celtic ndodhet në vendin e tretë pas pesë ndeshjeve me 13 pikë të tubuara, derisa pozita e parë i takon Rangers me 19 pikë, por që kanë dy ndeshje më shumë se Celtic.
https://www.youtube.com/watch?v=REMsUaWQXSQ&feature=emb_title