Në Kosovë, licensohen edhe 11 laboratore private të tjera për kryerje të testeve serologjike e këtë gjë e ka bërë të ditur, Ministria e Shëndetësisë.
Përmes këtyre testeve, një person e kupton nëse është prekur në të kaluarën me koronavirus, apo nëse ka krijuar anti-trupa ndaj tij.
Në të gjithë territorin e Kosovës deri më tani janë licencuar 98 laboratorë për kryerje të testeve serologjike dhe virologjike për sëmundjen COVID-19, që shkakton koronavirusi.
MSH-ja ka njoftuar se laboratorët e licencuar gjenden në Skenderaj, Gjilan, Fushë-Kosovë, Pejë, Graçanicë, Mitrovicë, Ferizaj, Kaçanik, Obiliq e Prishtinë.