Artet performuese janë një nga artet që më së shumti janë prekur nga masat e rrepta të kufizimeve nga koronavirusi në të gjithë botën.
Artistët po luftojnë për “mbijetesë ” dhe protestojnë në mënyra të ndryshme, përcjell Albinfo.ch.
Akrobatja, Sheila Nicholody është pjesë e një grupi artistësh zviceranë dhe italianë, të cilët donin të nxirrnin në pah gjendjen dramatike të arteve performuese në krizën e koronës. Së bashku me kolegët e tjerë, ajo përgatiti një spektakël proteste në një akullnajë zvicerane në 3.000 metra mbi nivelin e detit.