Aktualisht në Klinikën Infektive në Prishtinë po trajtohen gjithsej 101 raste me Covid-19.
Prej tyre, 51 raste janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, 6 raste jane duke u trajtuar në repartin e Mjekimit Intensiv, 5 prej tyre janë në gjendje kritike.
Sot, në orët e mëngjesit ka ndërruar jetë pacienti Sh.K. (1954) nga komuna e Prizrenit, i pranuar më 22.06.2020, si rast i dyshuar për infeksion me Covid-19, për të cilin pritet konfirmimi i rezultateve nga laboratori mikrobiologjik.
Sot nga klinika lirohen 2 raste te shëruara nga infeksioni me Covid-19 si dhe lirohet 1 rast pozitiv në gjendje stabile për vetizolim në shtëpi, përcjell Albinfo.ch.