Sot në Kosovë është shënuar edhe një viktimë nga Covid-19.
Klinika Infektive e QKUK-së ka bërë të ditur se sot në Mjekimin Intensiv të kësaj klinike ka vdekur pacientja N. D. (1946) nga komuna e Rahovecit.
74-vjeçarja ishte pranuar në Klinikën Infektive më 5 qershor dhe përveç infeksionit me Covid-19, kishte edhe sëmundje të tjera shoqëruese.
Kjo është vdekja e 34-t në nivel vendi e personave të infektuar me koronavirus, përcjell Albinfo.ch.