Deri më tani në nivel global janë shënuar mbi 7 milionë e 800 mijë raste me pandeminë e koronavirusit, ndërsa më shumë 421 mijë persona kanë vdekur si pasojë e virusit.
Të dhënat zyrtare për vdekjet dhe infeksionet besohet të jenë më të larta për shkak të vonesave në publikim të rezultateve në shumë vende.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë më të goditurat me më shumë se dy milionë raste të regjistruara e 113 mijë të vdekur.
Brazili e ndjek pas me 800 mijë raste e 41 mijë të vdekur.
Pas SHBA-së e Brazilit pasojnë Rusia, India, Britania, Spanja, Italia, Peruja, Franca e Gjermania, përcjell Albinfo.ch