Organizata Botërore e Shëndetësisë është shprehur e shqetësuar në lidhje me përhapjen e koronavirusit pas lehtësimit të masave në disa shtete.
OBSH-ja ka bërë të ditur se disa shtete po përballen me valën ose pikun e dytë të pandemisë.
Sipas OBSH-së, rritja e madhe e numrit të infektimeve të reja po bëhet për shkak të përzierjes së njerëzve dhe mosrespektimit të distancës sociale.
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka porositur që vaksina kundër koronavirusit të shpërndahet mes shteteve sapo të jetë krijuar, përcjell Albinfo.ch.