Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka deklaruar se ata që hyjnë në Kosovë nga 8 qershori nuk do t’i nënshtrohen vetizolimit 7 ditor.
Ai deklaroi se pas analizës së bërë në terren me hapjen e kufijve IKSHPK-ja rekomandon që për ata që hyjnë në Kosovë t’u bëhet një kontroll i detajuar.
“Bashkë me IKSHPK-në MSH-ja është duke e përcjellë situatën epidemiologjike, por ka vendime të reja që nga e hëna e 8 qershorit do të hyjnë në funksion”.
“IKSHPK rekomandon si më poshtë:
- Kontrollin e detajuar për udhëtarët që hyjnë në Kosovë duke marrë shënime të sakta, adresën, numrin e telefonit, etj.,
- Kontroll i detajuar dhe marrje e temperaturës për të dyshuarit me COVID-19,
- Bazuar në rekomandime, prej ditës së hënë, qytetarët që hyjnë në Kosovë nuk do t’i nënshtrohen vetizolimit 7 ditor, por ata që hyjnë do të kontrollohen nga mjekët,
- Bazuar në situatën epidemiologjike, do të mundësohet lëvizja e lirë e qytetarëve,
- Nga dita e hënë hiqet masa/kufizimi i lëvizjes së lirë prej orës 21:00 deri në mëngjes”.