Autoritetet italiane kanë njoftuar së gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar vetëm 178 raste të reja me koronavirus, që është shifra më e ulët nga muaji shkurt. Numri total i të prekurve arrin në 233,197.
Numri i ditor i rasteve të reja ka qenë 516 në premten, 416 të shtunën dhe 355 të dielën.
Shifra e të vdekurve në 24 orët e fundit ka qenë po ashtu e ulët, në krahasim me mesataren e ditëve të fundit, 60 viktima në gjithë Italinë, përcjell Albinfo.ch.