Kufijtë do të hapen për turistët, ku do të lejohen fluturime në Athinë dhe Selanik.
Vendimi u morr pas studimeve dhe hetimeve epidemiologjike, të 29 shteteve me të cilat hapen kufijtë, nga Komiteti i Sëmundjeve Infektive.
Krahas Shqipërisë, kufijtë hapen edhe me Australinë, Austrinë, Maqedonia e Veriut, Bullgarinë, Gjermaninë, Danimarkën, Zvicrën, Estoninë, Japoninë, Izraelin, Kinën, Kroacinë, Qipron, Libanin, Lituaninë, Maltën, Malin e Zi, Zelandën e Re, Norvegjinë, Korenë e Jugut, Hungarinë, Rumaninë, Serbinë, Sllovakinë, Slloveninë, Republikën Çeke dhe Finlandën, shkruajnë mediat shqiptare, përcjell albinfo.ch.
Ministria e Turizmit në Greqi bën me dije se turistët, do të kontrollohen për simptomat e koronavirusit.
Po ashtu lista e shteteve, është paralajmëruar se do të zgjerohet nga muaji korrik.