Autoritetet kroate kanë marrë vendim që të hapin kufijtë me dhjetë vende evropiane, në kuadër të masave lehtësuese kundër pandemisë së koronavirusit.
Tani mund të hyjnë në territorin kroat qytetarët e Çekisë, Hungarisë, Austrisë, Estonisë, Lituanisë, Letonisë, Polonisë, Sllovenisë, Gjermanisë dhe Sllovakisë, me kushte të njëjta sikurse para pandemisë.
Megjithatë, ata duhet të përmbushin rekomandimet e Institutit kroat të Shëndetit Publik lidhur me masat për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, përcjell Albinfo.ch.