Komisioni Evropian propozoi të mërkurën një fond masiv prej 750 miliardë eurosh, për t’iu ndihmuar vendeve të BE-së që t’i tejkalojnë pasojat ekonomike, të shkaktuara nga kriza e koronavirusit.
Ekonomitë e të 27 vendeve të bllokut janë shkatërruar nga pandemia, por disa prej tyre kanë qenë në borxhe edhe përpara saj.
Ai u bë publik nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila do të shpjegojë se si do të paguhet fondi.
“Kjo ka të bëjë me të gjithë ne dhe është shumë më e madhe se kushdo prej nesh”, i tha Von der Leyen Parlamentit Evropian.
“Ky është momenti i Evropës”, tha ajo.
Komisionari për Ekonomi i BE-së, Paolo Gentiloni, tha se fondi është një “pikë kthese”.
Megjithatë, pa miratimin e të gjitha vendeve anëtare, ai nuk mund të shkojë përpara.
Disa shtete kundërshtojnë marrjen e borxheve për vendet e tjera.