Sipas rekomandimit të Komisionit për Sëmundje Infektive, kufijtë e Maqedonisë së Veriut do të hapen nga 1 qershori dhe do të hiqet ora policore, mëson Alsat.
Sigurisht, rekomandimet e Komisionit duhet të pranohen nga Qeveria, e cila pritet të mbaj seancë sot në ora 16:00.
Në mbledhjen e qeverisë gjithashtu pritet të merret vendimi edhe për hapjen e hoteleve dhe objektet gastronomike. Sipas rekomandimeve nga mbledhja e sotme e Komisionit, jozyrtarisht mësohet se hapja e tyre do të nis nga dita e enjte, përcjell Albinfo.ch