Rusia ka regjistruar numrin më të lartë të viktimave nga koronavirusi brenda një dite.
Sipas autoriteteve ruse, gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 174 viktima, të cilat e rrisin në 3,807 numrin e përgjithshëm të tyre.
Gjithashtu është raportuar edhe për 8,915 të infektuar të rinj me Covid-19.
Në total, Rusia ka 362,342 njerëz të prekur nga koronavirusi.
Me këtë shifër, ajo është vendi i tretë më i prekur në botë, pas SHBA-së dhe Brazilit, përcjell Albinfo.ch.