Italia ka shënuar edhe 92 viktima nga pandemia e koronavirusit gjatë 24 orëve të fundit, njoftoi Agjencia për Mbrojtjen Civile.
Por, sipas saj, numri i të infektuarve të rinj ra na 300, krahasuar me 531 të dielën.
Numri i viktimave të dielën nuk i përfshiu viktimat e Lombardisë – rajonit më të prekur nga koronavirusi në Itali – për shkak të problemeve teknike.
Nuk është ende e qartë nëse viktimat e së dielës janë përfshirë në të dhënat e sotme.
Në total, Italia ka regjistruar afro 33,000 viktima nga koronavirusi, që është shifra më e lartë në botë pas asaj në SHBA dhe në Mbretërinë e Bashkuar, përcjell Albinfo.ch