Numri i rasteve aktive të koronavirusit në Gjermani ka rënë nën 10,000, sipas të dhënave të fundit nga Instituti Robert Koch (RKI), agjenci kombëtare për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve.
Në Gjermani ka 9,113 raste aktive, nga gjithsej 178.570 raste.
Në mesin e numrit të përgjithshëm të rasteve të konfirmuara, 161.200 njerëz janë shëruar, ndërsa 8.257 kanë vdekur.