Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ka njoftuar se Greqia do të hapë sezonin turistik më 15 qershor, ndërsa fluturimet ndërkombëtare do të rifillojnë më 1 korrik.
“Periudha e turizmit fillon më 15 qershor. Hotelet sezonale mund të rihapen, dhe fluturimet e drejtpërdrejta ndërkombëtare në destinacionet tona turistike gradualisht do të fillojnë nga 1 korriku”, tha Mitsotakis në një fjalim televiziv.
Greqia ka pasur një numër relativisht të ulët të vdekjeve nga COVID-19, sëmundja që shkaktohet nga koronavirusi i ri.
Ky vend ka raportuar gjithsej 170 vdekje.
Aktualisht në Greqi janë 2,850 raste total të prekur me koronavirus prej tyre janë shëruar 1,374, përcjell Albinfo.ch