Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës aktualisht numri i viktimave nga pandemia e koronavirusit ka kaluar mbi 90 mijë.
Të dhënat e Universitetit Johns Hopkins tregojnë se ky vend ka 90,312 të vdekur nga koronavirusi – më së shumti në botë.
Shteti më i goditur atje është Nju Jorku, me mbi 28,000 viktma.
SHBA-ja po ashtu ka numrin më të madh të të infektuarve me koronavirus: mbi 1.5 milion.
Në Evropë, shtetet e goditura më së keqi janë: Mbretëria e Bashkuar, Italia, Franca dhe Spanja, përcjell Albinfo.ch