Autoritetet spanjolle kanë raportuar për vetëm 87 vdekje të reja nga Covid-19, shifër kjo më e ulëta që nga shpërthimi i pandemisë dhe vendosja e gjendjes së jashtëzakonshme, rreth dy muaj më parë.
Ministri spanjoll i Shëndetësisë, Salvador Ilya, tha se autoritetet rajonale kishin raportuar 87 vdekje të reja.
Në kulmin e epidemisë në Spanjë, çdo ditë, nga sëmundja COVID-19 që e shkakton koronavirusi i ri, raportoheshin rreth 900 vdekje.
Vendi anëtar i Bashkimit Evropian deri më tani ka shënuar 27.563 vdekje dhe 230.698 persona të infektuar me koronavirusin e ri.
Spanja po lehtëson masat e saj të rrepta të izolimit, të cilat arritën të ngadalësojnë përhapjen e virusit, por gjithashtu shkaktuan rënie të ekonomisë së saj, përcjell Albinfo.ch.