Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, ka njoftuar se do t’i kërkojë Parlamentit për shtyrje të gjendjes së jashtëzakonshme, kjo si pasojë të gjendjes aktuale që ka vendi me Covid-19.
Sánchez ka thënë se dëshiron që kjo masë të shtyhet edhe për një muaj, në vend të dy javëve.
Aktualisht gjendja e jashtëzakonshme pritet të përfundojë brenda një jave.
Kryeministri spanjoll është përballur me kundërshtime në rritje pas kërkesës për vazhdim të fuqive ekzekutive, të cilat ia mundëson gjendja e jashtëzakonshme.
Deri më tani, shifra totale e të vdekurve për shkak të këtij virusi në territorin spanjoll ka arritur në 27,563, derisa numri i të infektuarve është rritur në 230,183, përcjell Albinfo.ch.