Deri më tani në Kosovë nga shtete të ndryshme të botës janë kthyer 1500 persona, ka njoftuar ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë, Glauk Konjufca.
Institucionet e Kosovës kanë organizuar disa riatdhesime të qytetarëve, duke vendosur shumë prej tyre në karantinën, e cila ndodhet në Qendrën e Studentëve në Prishtinë.
Konjufca tha se për një periudhë të shkurtër kohore do të kthehen edhe 740 persona të tjerë.
“Ne po e vazhdojmë këtë aktivitet me aq sa na lejojnë rrethanat, dhe aq sa janë kapacitet tona”, tha Konjufca.
Sipas tij, kthimi i qytetarëve po bëhen duke marrë parasysh rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës dhe Instituti Kombëtar të Shëndetësisë Publike, përcjell Albinfo.ch.