Në Nju-Jork faza e parë e lehtësimit të masave kundër koronavirusit do të nisë më 15 maj, ka njoftuar Guvernatori Andrew Cuomo.
Ai tha se nga e premtja bizeneset me rrezik të ulët do të rihapen.
“Ky është hapi i radhës i madh në rrugën tonë historike”, tha Cuomo në konferencën për media.
Numri i rasteve të reja me koronavirus në Nju-Jork ka vazhduar të bjerë.
Kurba e të infektuarve atje ndodhet tani në nivelin e 20 marsit, kur ka pasur afro 520 raste të reja.
Autoritetet shëndetësore thanë se në 24 orët e fundit kanë regjistruar 207 viktima të reja, përcjell Albinfo.ch.