Deri më tani në nivel global janë shënuar mbi 4 milionë të infektuar me pandeminë e koronavirusit.
Ndërsa numri i vdekjeve nga sëmundja Covid-19 ka kaluar shifrën prej 279 mijë.
Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të jenë shteti i goditur më së keqi nga koronavirusi me 1,3 milion raste të të infektuarve dhe afro 79 mijë të vdekur.
Ekspertët paralajmërojnë se numri i të të infektuarve mund të jetë më i lartë, për shkak të testimeve të pakta që kryhen në shumë shtete.
Në baza ditore, në disa vende ka nisur të bie numri i viktimave, përfshirë edhe në Spanjë, por ka shqetësime se lehtësimi i masave të izolimit mund të çojë deri te një “valë e dytë” e infektimeve.
Rastet e para me koronavirusin e ri u raportuan për herë të parë në Vuhan të Kinës, në fundin e vitit 2019.
Që atëherë, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, 187 shtete kanë raportuar për raste me koronavirus, përcjell Albinfo.ch