Shteti norvegjez ka filluar largimin e masave të izolimit, duke lejuar tubimin e grupeve deri në 20 persona, me kusht që ata të mbajnë distancën fizike.
Norvegjia ka qenë në izolim të rreptë që nga 12 marsi.
Nga e hëna (11 maj) do të hapen të gjitha shkollat dhe nga data 1 qershor do të hapen baret dhe parqet argëtuese.
Autoritetet kanë njoftuar se do të lejojnë zhvillimin e ndeshjeve të futbollit, nga data 16 qershor.
Sipas të dhënave të Universitetit John Hopkins ky vend ka 7,996 të infektuar me koronavirusin e ri dhe 216 vdekje, përcjell Albinfo.ch