Në Kosovë po vazhdon trendi i rritjes së të shëruarve dhe ulja drastike e rasteve të reja me koronavirus.
Sot, më 07 maj 2020, janë shëruar 28 pacientë, bazuar në rekomandimet e OBSH-së, ku dy mostra rezultojnë negative me së paku një ditë distancë kohore. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 561 raste.
Me SARS-CoV-2, është diagnostikuar 1 rast.
Nga data 08 shkurt deri më 07 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 9.279 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 861 raste, me 27 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese, përcjell Albinfo.ch.