Kjo gjë u vendosë sot pas një video konference midis liderëve rajonalë dhe kancelares, Angela Merkel.
Merkel u përpoq për të koordinuar një reagim mbarëkombëtar ndaj pandemisë, pasi disa shtete lehtësuan masat pa miratimin e kancelares duke pasur parasysh faktin që ndarja federale e pushteteve ua mundëson këtë.
Sipas marrëveshjes së bërë gjatë video konferencës së sotme, udhëheqësve rajonalë nuk u është dhënë pavarësi e plotë, përcjellë albinfo.ch.
Burimet thanë që qeveritë e landeve kanë rënë dakord të kufizojnë veprimet e tyre bazuar në infeksionet e reja, domethënë nëse një qark ose qytet regjistron më shumë se 50 raste të reja për 100 000 banorë gjatë një periudhe shtatë ditore, rajoni duhet të rivendosë masa më të ashpra.