Deri më tani në nivel global nga pandemia e koronavirusit kanë vdekur mbi 250,000 persona.
Sipas shifrave të Universitetit Johns Hopkins në SHBA, 251,575 njerëz kanë vdekur pasi janë infektuar me sëmundjen COVID-19, që e shkakton koronavirusi.
Shtetet e Bashkuara janë vendi me numrin më të madh të viktimave: afro 69,000.
Italia është e dyta me mbi 29,000 viktima dhe Mbretëria e Bashkuar e treta me mbi 28,000.
Krahasimet, megjithatë, janë të vështira, për shkak të metodave të ndryshme që përdorin vendet në raportimin e shifrave.
Disa prej tyre përfshijnë vetëm viktimat e regjistruara në spitale.
Mungesa e testimeve, që është problem në shumë vende, gjithashtu mund të fshehë shtrirjen e vërtetë të koronavirusit, përcjell Albinfo.ch.