Finlanda ashtu edhe si shumica e shteteve skandinave nuk janë të prekura aq shumë nga pandemia e koronavirusit.
Shteti finlandez do të nisë lehtësimin e masave kundër koronavirusit nga 1 qershori.
Restorantet do të rihapen, ashtu si edhe disa shërbime publike, përfshirë: bibliotekat dhe objektet e sportit.
Ndalesa e tubimeve publike do të lehtësohet nga një maksimum prej 10 njerëzish në 50 njerëz.
Finlanda ka mbi 5,300 raste të konfirmuara me koronavirus dhe 240 viktima, përcjell Albinfo.ch