Mike Pompeo, Sekretar amerikan i Shtetit, ka deklaruar se ekziston “një numër i konsiderueshëm i provave” që dëshmojnë se koronavirusi i ri doli nga një laborator kinez.
Sidoqoftë, Pompeo nuk e kontestoi vlerësimin e agjencive të inteligjencës amerikane që virusi nuk ishte i krijuar nga njeriu.
Si Pompeo, ashtu edhe presidenti i SHBA-së, Donald Trump, kanë kritikuar ashpër Kinën, duke akuzuar për mungesë të transparencës, përcjell Albinfo.ch.