Ministria e Shëndetësisë ka publikuar orarin e ri të lëvizjes së qytetarëve nga data 4-18 maj.
Sipas këtij orari qarkullimi tashmë do bëhet tri orë në ditë, në bazë të numrit të parafundit të letërnjoftimit personal.
Njoftimi i plotë:
Orari i qarkullimit të qytetarëve nga data 4 – 18 Maj, 2020 sipas shifrës së parafundit të nr. personal – i ndarë në dy pjesë (90 min paradite, 90 min pasdite).

