Kosova ka filluar me hapjen graduale të aktivitetit ekonomik. Kjo periudhë e hapjes së bizneseve ndahet në tri etapa.
Etapa e parë fillon nga nesër, më 4 maj.
Ministria e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike (MEPTINIS) ka publikuar listën e plotë e bizneseve sipas kodeve NACE të cilave iu lejohet veprimtaria prej datës 4 maj.
Lista e publikuar nga MEPTINIS bazohet sipas urdhëresës së Ministrisë së Shëndetësisë, për lehtësimin e masave nga pandemia COVID-19 nga data 4 maj.
Lista është e ndarë me ngjyrë të kuqe që dallon bizneset që iu ndalohet veprimtaria, me ngjyrë të gjelbër që ju lejohet veprimtaria, si dhe e ndarë sipas datës 14 prill, përkatësisht 4 maj 2020.