Mbretëria e Bashkuar ka njoftuar sot 621 vdekje lidhur me koronavirus, duke çuar numrin zyrtar të fataliteteve në 28.131.
Zyrtarët regjistruan edhe 4,806 raste të tjera.
Sekretari i Komuniteteve, Robert Jenrick, zbuloi shifrat, të cilat përfshijnë vdekjet në të gjitha mjediset, në konferencën e sotme për shtyp në zyrën e kryeministrit Downing Street.
Qeveria britanike po tenton të realizojë afro 100 mijë teste për koronavirusin përbrenda një dite.