Mori, duke folur për Nikkan Sports të Japonisë, bëri vlerësime rreth Lojërave Olimpike të prolonguara për vitin e ardhshëm për shkak të COVID-19.
Në pyetjen: “Në rast se vazhdon ndikimi i virusit edhe në vitin 2021, a do të shtyhen lojërat në vitin 2022?”, ai u përgjigj: “Jo, në një rast të tillë, anulohen”.
Ai rikujtoi se Lojërat Olimpike në të kaluarën janë shtyrë në kohë të luftërave dhe se COVID-19 është një armik i padukshëm. “Nëse virusi kontrollohet në mënyrë të suksesshme, verën e ardhshme i organizojmë lojërat”, tha ai.
Lojërat Olimpike 2020 në Tokio, të planifikuara për 24 korrik-9 gusht, ishin shtyrë për 23 korrik-8 gusht të vitit 2021 për shkak të pandemisë.