Të dhënat e fundit tregojnë së deri më tani në gjithë botë janë infektuar mbi 3 milionë njerëz.
Sipas shifrave të publikuara nga Universiteti Johns Hopkins, 3,002,303 njerëz janë të prekur nga sëmundja COVID-19, që e shkakton koronavirusi.
Numri më i madh i të infektuarve është në Shtetet e Bashkuara: mbi 972 mijë.
Pas SHBA-së, në listë janë pesë vende evropiane: Spanja, Italia, Franca, Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar.
Në gjithë botën mbi 208,000 njerëz kanë vdekur nga koronavirusi, përcjell Albinfo.ch.