Autoritetet spanjolle kanë raportuar edhe për 288 vdekje nga pandemia e koronavirusi.
Ky është numri më i ulët i vdekjeve që nga 20 marsi.
Një ditë më parë ishin raportuar 378 viktima.
Ministria e Shëndetësisë tha se numri i përgjithshëm i viktimave tani është 23.190.
“Megjithëse mund të jetë e vështirë të jepen këto statistika, është një shifër që tregon një drejtim të qartë, pozitiv në evolucionin e epidemisë”, tha zyrtari i lartë shëndetësor në Spanjë, Fernando Simon.
Të dielën Spanja lejoi fëmijët nën moshën 14 vjeç të dalin nga shtëpitë e tyre për herë të parë në gjashtë javë.
Rregullat e bllokimit i kishin ndaluar ata të dilnin nga shtëpia. Ata tani lejohen të qëndrojnë në ambiente të hapura për një orë në ditë, përcjell Albinfo.ch.