Në Maqedoninë Veriore janë regjistruar numër rekord i të shëruarve brenda një dite.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar për 126 persona që janë shëruar nga koronavirusi, duke e çuar në 500 numrin e të shëruarve në nivel vendi.
Gjatë 24 orëve të fundit, nga 335 teste të kryera, janë konfirmuar si të infektuar 19 persona, ndërkohë që numri i përgjithshëm i të infektuarve arrin në 1,386. Prej tyre, 825 janë ende pozitiv, dhe po trajtohen në institucione shëndetësore dhe në kushte shtëpiake.
Sa i përket viktimave, Ministria ka njoftuar për dy raste të reja, një në Shkup dhe një tjetër në Kumanovë. Dy personat sipas njoftimit kanë vuajtur edhe nga probleme tjera shëndetësore.
Numri i përgjithshëm i të vdekurve ka arritur në 62, përcjell Albinfo.ch