Autoritetet britanike kanë njoftuar së gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 336 të vdekur nga pandemia e koronavirusit.
Numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 18, 420, njoftoi Shërbimi Kombëtar i Shëndetit.
Pacientët që vdiqën ishin të moshës midis 28 dhe 100 vjeç.
Shifrat për Mbretërinë e Bashkuar në tërësi do të publikohen më vonë gjatë ditës.
Ndërkohë sekretari i Jashtëm britanik, Dominic Raab, ka thënë se duhet ndërmarrë “hapa të kujdesshëm” kur bëhet fjalë për lehtësimin e masave të izolimit.
Ai i tha BBC-së se është pikëlluese fakti se numri i viktimave në Britani të Madhe është mbi 20,000, por që, sipas tij, kjo shifër mund të ishte edhe më e lartë pa masa të rrepta të kufizimit të lëvizjes, përcjell Albinfo.ch.