Italia është njeri prej shteteve më të prekura në botë nga pandemia e koronavirusit.
Të enjten janë raportuar për 464 vdekje nga koronavirusi i ri.
Numri i përgjithshëm i vdekjeve ka arritur në 25,549, shifra e dytë më e lartë pas Shteteve të Bashkuara.
Sipas agjencisë, deri më tani në Itali numri i të infektuarve është 189.973.
Për herë të parë, Agjencia e Mbrojtjes Civile publikoi të dhënat se sa njerëz ishin testuar për koronavirusin deri më tani në Itali.
Sipas të dhënave janë testuar mbi 1 milion njerëz. Italia ka një popullsi prej rreth 60 milionë banorësh, përcjell Albinfo.ch