Në Maqedoninë Veriore janë ashpërsuar masat për ta parandaluar përhapjen e pandemisë së koronavirusit.
Disiplina në respektimin e masave për frenimin e përhapjes së koronavirusit është çelësi i suksesit për të luftuar infeksionin nga ky virus, theksojnë nga Instituti i Shëndetit Publik në Maqedoninë e Veriut, duke komentuar masat e fundit të qeverisë, me ç`rast qytetarët detyrohen të mbajnë maska mbrojtëse edhe në ambientet e hapura për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.
Autoritetet zyrtare të vendit kanë theksuar se zbutja e masave për sa i përket kufizimit të lëvizjes është e varur ngushtë nga disiplina e qytetarëve për të respektuar rekomandimet që kanë të bëjnë me mbajtjen e maskave dhe distancën fizike, përcjell Albinfo.ch.