Sipas Doganave të Kosovës, importi i produkteve në përgjithësi ka shënuar rënie për 62 milionë euro.
Zëdhënësi i Doganave të Kosovës, Adriatik Stavileci, tha për Radion Evropa e Lirë se krahasuar me periudhën janar – 21 prill të këtij viti, me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar importi ka shënuar rënie.
“Në muajt e parë të këtij viti, kemi 850 milionë euro produkte të importuara, ndërsa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar ka pasur 912 milionë euro, pra kemi një ulje prej 6,8 për qind më pak se vitin e kaluar”, thotë Stavileci, duke shtuar se rënia më e madhe është regjistruar në muajin prill.
Produktet që janë importuar më së shumti janë produktet ushqimore, si gruri, mielli dhe produktet mjekësore.
Kosova është e varur nga importi i produkteve të huaja, qoftë nga rajoni apo nga vendet e Bashkimit Evropian, pasi industria e prodhimit vendor ende mbetet pak e zhvilluar, përcjell Albinfo.ch.