Pandemia e koronavirusit tashmë po kalon në një fazë tjetër.
Referuar të dhënave të fundit nga të gjitha vendet e botës, nga ky virus janë prekur më shumë se 2 milionë banorë në të gjithë globin.
Sipas ‘Worldometers’, deri më tani numri i të infektuarve me koronavirus në nivel global është 2,035,294 ndërsa kanë vdekur 130,712 persona dhe janë shëruar 503,386 në mbarë botën, shkruan Albinfo.ch.
Vatër e epidemisë së koronavirusit në botë është SHBA, me mbi gjysëm milioni raste të konfirmuara e përcjellur nga shtetet evropiane si Spanja, Italia, Franca dhe Gjermania.