Në Francë bie numri i viktimave nga koronvairusi, madje sipas një zyrtari francez nga Ministria e Shëndetësisë tashmë ky shtet e ka kaluar pikun e pandemisë.
Në 24-orët e fundit në Francë janë shënuar 643 viktima të prekur nga CoVid-19. Në krahasim me ditën e djeshme në Francë kanë humbur jetën 334 persona më pak.
Ndërkohë një tjetër lajm i mirë vjen nga një zyrtar u Lartë i Ministrisë së Shëndetësisë, Jerome Salomon i cili deklaroi se Franca e ka kaluar tashmë pikun.
Megjithatë ai shtoi se duhet të bëhet kujdes pas pandemi vijon të mbetet aktive dhe rrezikon të rritet sërish. Në total në Francë janë shënuar 13 mijë e 832 viktima, përcjell Albinfo.ch