Aplikacioni shumë popullor i komunikimit në pronësi të Facebook tha se mesazhet, të cilat janë ridërguar 5 herë njëherazi, tashmë do të kenë një limit të ri.
Kompania tha se përdoruesit mund ta ridërgojnë një mesazh vetëm me një person njëherësh. Vitin e kaluar WhatsApp vendosi limitin e ridërgimit të mesazheve në vetëm 5 persona.
Shërbimi i përdorur nga mëse 2 miliardë përdorues reduktoi volumin e mesazheve të ridërguar me 25% në mbarë botën. Duke qenë se enkriptimi fundor në WhatsApp parandalon kompaninë të lexojë mesazhe, për të aplikuar masat e reja përdor të dhëna “meta.”
Rrjeti social Facebook ka ndërmarrë masa të shumta, ndërsa bota përballet me pandeminë COVID-19 duke lansuar një qendër informacioni apo ofruar mjete për zhvilluesit e Messenger.