Në Itali, është ngadalësuar këto dy ditë rritja e numrit të infeksioneve dhe vdekjeve nga koronavirusi. Mbrojtja civile ka njoftuar një rritje të vdekjeve nga 602 në 6077 të hënën, shkruan srf.ch. Kjo është rritja më e ulët në katër ditët e fundit.
Të kujtojmë, para tri ditësh qenë shënuar afër 800 vdekje të reja për 24 orë.
Numri i infeksioneve të konfirmuara është rritur për 4789 raste të reja, duke arritur në 63.927, gjatë 24 orëve të fundit, transmeton albinfo.ch. Kjo ishte po ashtu rritja më e vogël në pesë ditët e fundit.
“Sot mund të jetë mbase dita e parë pozitive që kemi pasur në këtë muaj të vështirë, shumë të vështirë”, ka thënë Giulio Gallera, drejtuesi kryesor i agjencisë shëndetësore në rajonin verior italian të Lombardisë, që është rajoni më i prekur nga shpërthimi i virusit.
“Nuk është koha për të festuar një fitore, por ne kemi filluar të shohim dritën në fund të tunelit.”
Sidoqoftë, kreu i autoritetit shëndetësor kombëtar, Silvio Brusaferro, ka thënë se është shumë herët të thuash që rënia e njumrit të vdekjeve dhe infeksioneve të reja, e shënuar këto dy ditë, do të vazhdojë.